SMAKA: Asnjë subjekt politik nuk po i trajton reformat në sistemin e drejtësisë (Video

  • 25 May 2017 - 11:53
SMAKA: Asnjë subjekt politik nuk po i trajton reformat në sistemin e drejtësisë (Video

Prof. Riza Smaka konsideron se reformat në sistemin e drejtësisë mbeten objektiva kryesore për ekzekutivin pas këtyre zgjedhjeve. "Deri tani, zaten gjithnjë para fushatës elektorale, asnjë subjekt politik nuk e ka vënë në spikamë këtë objektiv. Për këtë mund të dalin dy shpjegime të mundshme. Një që nuk u përshtatet organizimi cilësor i sistemit të drejtë- sisë nga droja e efikasitetit të mundshëm dhe të përshpejtimit të shumë rasteve juridike me konotacion e përmbajtje dhe karakter inkriminator. Së dyti nga se gjithnjë nuk janë të gatshëm, së pakut jo me projekte konkrete dhe me vizion të skicuar sa dhe si do të duhej të ristrukturohej kuantitativisht dhe kualitativisht sistemi i drejtësisë", tha Smaka për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)