Fut kokën në gojën e krokodilit, por kur reptili bashkon nofullat ndodh tmerri (Video, +18)

  • 16 June 2017 - 10:11
Fut kokën në gojën e krokodilit, por kur reptili bashkon nofullat ndodh tmerri (Video, +18)

Një video rrëqethëse e filmuar në Tajlandë është duke qarkulluar  këto ditë në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet momenti kur një burrë fut kokën në gojën e krokodilit.

Megjithatë, “performanca” e tij nuk shkoj sipas planit, pasi në një moment krokodili vendos të mos bashkëpunoj dhe mbyll gojën.

Pasi bashkon nofullat, ndodh tmerri dhe krokodili sill kokën herë në anën e majtë e herë në të djathtë. Por, për fat të mirë e lëshon burrin e pafat dhe kthehet në ujë.

Sipas raporteve të para nga spitali, burri që tentoi të realizoi një “performancë” me krokodilin nuk ka pësuar lëndime serioze, edhe pse në video skena duket paksa më e frikshme.

 

(Kosova Sot)