Shpend JAHTI i do paratë e bizneseve në Zonën Industriale,por shërbime nuk jep! (Video/Foto)

  • 18 June 2017 - 17:45
Shpend JAHTI i do paratë e bizneseve në Zonën Industriale,por shërbime nuk jep! (Video/Foto)

Në këto ditë me shi, rruga kryesore e Zonës Industriale në Prishtinë, i ngjan më tepër një moçali sesa një vendi ku biznese të shumta paguajnë tatim për Komunën e Prishtinës, por nga ajo tashmë një kohë të gjatë nuk kanë kurrfarë përfitimi. Si duket, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, as që ka kaluar ndonjëherë këndej pari për të parë gjendjen kaotike pas shirave të këtyre ditëve dhe për të marrë masa që kjo mos të ndodhë, duke hapur pusetat e mbushura përplot me bërllok. Përveç veturave të shumta që kanë telashe për të kaluar në atë rrugë, edhe kalimtarët janë të detyruar të ecin mu në mes të rrugës, për të shpëtuar nga lagia në këto puse uji. Përndryshe, qytetarët kalimtarë në këtë rrugë janë të indinjuar në Komunën e Prishtinë, sidomos në kryetarin e saj,Shpend Ahmeti, ngase nuk e pa të udhës që të ndërmarrë masat e duhura në sanimin e kësaj rruge të përmbytur nga shirat e shpeshta, si dhe në mbylljen e gropave të shumta për të cilat ankohen shoferët e veturave.    

Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)