Nokaj: Pushtetarët mendojnë vetëm për xhepin e tyre (Video)

  • 20 June 2017 - 15:37
Nokaj: Pushtetarët mendojnë vetëm për xhepin e tyre (Video)

Eksperti Ardian Nokaj vlerëson se politikanët tanë kosovarë vetëm për dreka e darka i shpenzojnë me mijëra euro."Kësisoj gjatë fushatës që porsa e lamë pas kishte dreka e darka nga 700 - 800 veta, ku prezantonin në këto ndeja dhe që kapin shifrat deri në 8 mijë euro vetëm për një sish", thotë ai. "Politikanëve tanë kosovarë për fatin e keq, qofshin pozitë dhe opozitë, deri më tash nuk u ka interesuar fare gjendja dhe mirëqenia e qytetarëve tanë, por atyre u ka interesuar vetëm se si të punojnë që t'i mbushin xhepat e tyre dhe të plotësojnë nevojat dhe interesat e biznesmenëve oligarkë, të cilët janë të lidhur me ta", u shpreh më tutje analisti Nokaj."Këtu në radhë të parë dua që të përmend familjen e oligarkëve "Devolli", që jo vetëm se e kanë kapur shtetin, por në një farë mënyre ata janë duke e zhvatur qytetarin në çdo segment të jetës", theksoi ai. Sipas tij, të gjitha taksat dhe tatimet të kësaj qeverie janë për të shtuar xhepat e tyre dhe të kësaj familje dhe të politikanëve tanë të inkriminuar të kësaj qeverie aktuale që porsa e lamë pas."Kostoja e jetesës është shumë e madhe. Qytetarët tanë në fakt nuk po dihet se si po arrijnë që t'i përballojnë këto çmime që janë tepër të larta. Fillimisht mund të them se me një pension bazë prej 75 eurove, sa e kanë qytetarët tanë, jeta për ata është bërë shumë e vështirë pasi që të njëjtit nuk kanë mundësi që t'i blejnë as gjërat elementare ushqimore dhe medikamentet", vijoi më tutje Nokaj. Ai është i mendimit se kjo po ndodh ngase TVSH-ja është rritur në shkallën 18 për qind në shumicën e produkteve.

 (Kosova Sot)