Kemendi: Një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë pasuruar dukshëm (Video)

  • 20 June 2017 - 17:37
Kemendi: Një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë pasuruar dukshëm (Video)

Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se nëse politika nuk heq dorë nga ndikimet e saj në sistemin e drejtë- sisë, e që drejtësinë e shikon si levë për të mbrojtur interesat e saj, atëherë edhe për sa kohë, siç tha, nuk do të mund të kemi një sistem drejtësie të pavarur dhe një drejtësi të paanshme dhe në shërbim të qytetarëve pa dallim dhe duke i shërbyer ligjit dhe të drejtës

Interesat inkriminuese dominojnë sistemin

Sipas Kelmendit, në anën tjetër, mbetet fatkeqësisht tregues jo i mirë fakti se një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dyshohet sikur janë pasuruar dukshëm, dhe krejt kjo pa pasur ndonjë veprimtari fitimprurëse, pra kështu duke e vënë në pikëpyetje pasurinë e tyre. "Por, mbase përmes ndonjë reforme apo 'Vettingu' ky pasurim marramendës i tyre vështirë se do të mund të dilte i justifikueshëm, e që dyshohet se në të vërtetë është pasurim i kundërligjshëm dhe sistemi i drejtë- sisë do të duhej nënshtruar patjetër një vetëpastrimi apo 'Vettingu' në mënyrë që gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar do të jepnin llogaridhënie për pasurim të kundërligjshëm", theksoi ai. Tash për tash edhe gjendja në sistemin e drejtësisë e argumenton faktin e "dorëzimit" do të thosha në njëfarë mënyre përballë politikës dhe pushtetarëve të inkriminuar, që fatkeqësisht po e mbajnë drejtësinë të dominuar nga interesat e tyre inkriminuese. "Njerëzit e politikës e kanë dominuar gjithmonë drejtësinë dhe vazhdojnë ta dominojnë, duke qëndruar mbi ligjin fatkeqësisht, prandaj me një drejtësi të këtillë po lëndohet rëndë imazhi i vendit dhe kështu pashmangshëm edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik, si dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës", u shpreh analisti Naim Kelmendi.

(Kosova Sot)