Ndalohen hajnat që bartën lopën në pjesën e pasme të veturës (Video)

  • 20 June 2017 - 17:46
Ndalohen hajnat që bartën lopën në pjesën e pasme të veturës (Video)

Forcat e rendit në Usk-Dzhegutinsky të Rusisë, i kanë ndaluar tre persona që në pjesën e pasme të veturës e kishin futur një lopë të vjedhur.

Pasi nuk mund ta nxirrnin lopën, në vendin e ngjarjes është ftuar pronari i vërtetë i cili e tërhoqi fort për litari dhe ia doli ta nxjerr jashtë.

Videoja e postuar më poshtë tregon momentin kur lopa lëviz me vështirësi, sepse kishte qëndruar për një kohë në vend shumë të vogël.

Personat që e futën me forcë në makinën Lada, pritet të dalin para drejtësisë nën akuzën për mizori ndaj kafshës. 

(Kosova Sot)