Tentuan ta plaçkitin anijen gjigante me mallra, u penduan keq piratët somalezë kur para tyre u shfaqen burra të armatosur deri në dhëmbë (Video)

  • 20 June 2017 - 18:37
Tentuan ta plaçkitin anijen gjigante me mallra, u penduan keq piratët somalezë kur para tyre u shfaqen burra të armatosur deri në dhëmbë (Video)

Për vite me radhë, piratët somalezë kanë terrorizuar pronarët e anijeve që transportojnë mallra të ndryshme, dhe që kalojnë nëpër ujërat e Afrikës.

Këto ujëra janë të rëndësishme për trafikun ujor, ndërsa plaçkitjet e piratëve i kanë kushtuar pronarëve dhe kompanive që merren me transportimin e mallrave, miliarda dollarë gjatë periudhës 2008-2011, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa sa vinte e rritej numri i anijeve të plaçkitura, pronarët e tyre nga përvoja e hidhur janë detyruar të angazhojnë kompani private të sigurimit të armatosur deri në dhëmbë, që të luftonin ballë për ballë me piratët nëse tentojnë t’i plaçkitin.

Një rast i tillë është dokumentuar në një video të publikuar së fundmi ku një anije e vogël me piratë tenton ta rrëmbej anijen gjigante me mallra, por që hasin në rezistencë nga një grup burrash të armatosur rëndë me pushkë të ndryshme automatike. 

 

(Kosova Sot)