Berjani:Naftëtarët furnizohen si dorë e tretë nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia (Video)

  • 21 June 2017 - 14:32
Berjani:Naftëtarët furnizohen si dorë e tretë nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia (Video)

 

Lideri i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për gazetën "Kosova Sot" se sa u përket çmimeve të derivateve të naftës nëpër bursat botërore OPEK-u e vendos sasinë e prodhimit për tërë botën."Jam i mendimit se nuk qëndrojnë akuzat e qytetarëve tanë në adresë të naftë- tarëve, ngase te ne kemi çmime shumë të favorshme, sepse çmimet e derivateve janë më të lirat në rajon. Kjo ngase ulja e çmimeve nëpër bursat botërore nuk mund të reflektojnë në Kosovë brenda një kohe aq të shkurtër. Te ne shumica furnizohemi nga Shqipëria, përkatësisht furnizohemi nga Durrësi, por edhe nga Maqedonia, dhe si tregtarë të gjithë importuesit kosovarë jemi dora e tretë. Andaj, përkundër këtyre vërejtjeve, them lirshëm se edhe çmimi i derivateve për momentin në Kosovë është më i miri në tërë regjionin", potencoi ai. Sipas Berjanit, çmimet nuk reflektojnë në zbritje aq të shpejtë, ngase Kosova është tepër larg shteteve nga të cilat importohen derivatet. "Përveç Maqedonisë, që e kanë Rafinerinë e tyre të prodhimit e përpunimit të derivateve të naftës, atje është më e lirë, sepse është me akcizën për 22 centë më e lirë për një litër", u shpreh Berjani.Fadil Berjani, në emër të Shoqatës së Naftëtarëve, ka kërkuar nga MTI-ja dhe Qeveria e re që do të formohet që edhe Kosova ta ketë një Rregullator për përcaktimin e çmimeve të derivateve të naftës, ashtu siç e kanë shtetet në regjion. Ai ankohet se ka tri vite rresht që nga MTI-ja po e kërkojnë një rregullator të tillë, por pa sukses, sepse kërkesat janë refuzuar. Sipas Berjanit, jemi i vetmi vend në rajon që paguajmë për licencim biznesesh të derivateve çdo dy vite. "Veç saj, projektligji për derivate të naftës ka tre vjet që nuk po aprovohet". Ai i falënderoi të gjithë deputetët e përbërjes së kaluar të Kuvendit të Kosovës që nuk e kanë miratuar një projektligj që e ka propozuar ministrja në largim e MTIsë, Hykmete Bajrami."Ministrja në largim, Bajrami, së koti disa herë u mundua që ta kontrabandojë një ligj të tillë në Kuvendin e Kosovës, por ajo nuk pati sukses ngase bëhet fjalë për një ligj të kontrabanduar e të centralizuar, ndonëse ne kemi kërkuar që në treg të gjitha kompanitë të jenë të barabarta. Hykmete Bajrami u mundua që ta sjellë një ligj që favorizon kompanitë e mëdha dhe që ishte në fuqi që nga koha e ish-ministrit të MTI-së, Bujar Dugolli", theksoi Berjani. Sipas tij, është ministrja Hykmete Bajrami ajo që e ka çrregulluar sektorin e derivateve të naftës. "Me të drejtë naftëtarët kosovarë kanë shumë vërejte në punën e ish-ministres Bajrami, por vërejtjet e naftëtarëve janë neglizhuar nga ajo dhe këtu bën pjesë edhe çësht ja e themelimit të Rregullatorit të Naftës që do të përcaktonte këto çmime të derivateve të naftës.

 (Kosova Sot)