Prezantuesi qëndroi i heshtur dhe nuk e dinte se është në transmetim (Video)

  • 21 June 2017 - 17:01
Prezantuesi qëndroi i heshtur dhe nuk e dinte se është në transmetim (Video)

Huw Edward që është prezantues në BBC të Wales, ka qëndruar i heshtur edhe kur hyri në transmetim të drejtpërdrejtë.

Meqenëse ka pasur probleme në sistem, ai nuk ka dëgjuar urdhrin nga prapaskena se duhet filluar, andaj mbeti pa thënë asgjë.

“Thuhej se ishte lajm i rëndësishëm, por prezantuesi nuk tha asgjë. Si duket ka mbetur pa fjalë”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, ai ka shfrytëzuar llogarinë në rrjetin social që të kërkoi falje, duke premtuar se më nuk do të përsëritet kjo situatë. 

(Kosova Sot)