Burjani:Të qenit deputet dhe ministër, jo më shumë se dy mandate (Video)

  • 23 June 2017 - 13:34
Burjani:Të qenit deputet dhe ministër, jo më shumë se dy mandate (Video)

Analisti politik Blerim Burjani thotë se kjo murosje e skenës politike dhe liderëve të partive politike për të qenë gati të përjetshëm në politikë dhe në institucione nuk është asgjë tjetër veçse tentativa për të mos pasur ndryshime."Këta njerëz vetëm riciklohen, edhe pse ka disa ndryshime simbolike, prapë ka shumë njerëz të njëjtë edhe në Kuvendin e ardhshëm. Pjesa tjetër që s'ka mundur të votohet për deputet, pra që nuk ka fituar, ata tentojnë t'i bëjnë ministra dhe kjo është shumë e qartë. Kjo politikë riciklimi po ndodh që17 vjet", tha Burjani për "Kosova Sot"."Partitë politike nuk e kuptojnë të qenit deputet dhe ministër, por do të mjaftonte të kenë dy mandate dhe kjo mund të rregullohet edhe me akte të brendshme partiake për të ndalë njerëz të padobishëm të riciklohen pa ndalur dhe pa efikasitet", tha Blerim Burjani. Sipas tij, mbetja për kohë të gjatë të të njëjtave figura nëpër pozita të fituara nga politika i ka rrit dhe i ka zhvilluar krimin dhe korrupsionin, nepotizmin dhe klanin ekonomik, e çka jo tjetër, që dëmton dhe pengon zhvillimin e shtetit. 

(Kosova Sot)