Me vetëm një të goditur me shkelm, motoçiklisti detyron veturën të shkaktojë aksident të tmerrshëm (Video)

  • 23 June 2017 - 14:52
Me vetëm një të goditur me shkelm, motoçiklisti detyron veturën të shkaktojë aksident të tmerrshëm (Video)

Një motoçiklist goditi me shkelm një makinë që po ecte në një autostradë të Kalifornisë në një rast kur dukshëm dukej se ai për diçka ishte i zemëruar me vozitësin e saj.

Kjo, siç edhe mund të shihet në video, ka bërë që vetura të cilën e goditi ai të pësojë aksident, gjithashtu duke u përplasur më pas edhe për një veturë tjetër.

Incidenti që thuhet të ketë ndodhur në orët e hershme të së mërkurës është kapur nga një shofer tjetër.

Shoferi i kamionçinës, një pensionist 75-vjeçar, thuhet se u lëndua në aksident, por nuk pësoi lëndime të mëdha.

Ndërkaq policia e Kalifornisë është në kërkim të motoçiklistit, i cili iku nga vendi i ngjarjes. 

(Kosova Sot)