Shokuese: Përplaset nga autobusi, ngrihet dhe ecën vetë (Video)

  • 28 June 2017 - 09:19
Shokuese: Përplaset nga autobusi, ngrihet dhe ecën vetë (Video)

Një incident dramatik ndodhi në qytetin Reading, në Angli, ku një autobus goditi dhe hodhi disa metra një person.

Simon Smith, 53 vjeç, ishte duke kaluar rrugën në Gun Street, Britani e Madhe, kur një autobus, i dalë jashtë kontrollit  vjen drejt tij me shpejtësi duke e goditur nga mbrapa me forcë.

Burri fluturon disa metra më tej anës rrugës bashkë me disa tabela e fasada të marra përpara nga autobusi.

Në videon e publikuar shihet se si 53-vjeçari, pavarësisht përplasjes që duket shumë e fortë, ngrihet me këmbët e veta dhe futet në një lokal aty pranë.

Videoja bëri xhiron e botës në pak orë dhe shumë komentues në mediet sociale kanë nisur ta quajnë 53-vjeçarin Smith një “supernjeri”

(Kosova Sot)