Burjani: Politikanët përgjegjës për krizën në drejtësi (Video)

  • 16 July 2017 - 17:39
Burjani: Politikanët përgjegjës për krizën në drejtësi (Video)

Eksperti i çështjeve të drejtësisë, Blerim Burjani, ka nënvizuar se askush nuk mori përgjegjësin për dështimin edhe të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë për gjithë këto vite të (mos) funksionimit të pas luftës. Për më kaq, sipas tij, po ashtu askush nuk u mor as seriozisht me këtë sistem, derisa e tëra kjo për shkaqe të ndryshme, por, siç tha, më së shumti duket të jetë shkak politika dhe qeverisja me shtetin, ngase askujt nuk i interesojë, që ky sistem të funksionoj në parametrat e kërkuar kushtetues. "Përndryshe në parim drejtësia është e pavarur, por që politika kryesisht është marrë në drejtim të saj, në mënyrë që të plotësojë disa kritere dhe kushte për organet e drejtësisë, sepse drejtësia është e pavarur gjersa më vonë duket se një gjë e tillë ka ndodhur në vazhdimësi, pra me kontrolle ndaj këtij sistemi, por edhe të disa institucioneve kyçe të drejtësisë e që mund të jenë KPK dhe KGJK", theksoi ai. "Ndonëse, realisht këto vështirë mund të argumentohen sepse këtë mund ta argumentojnë vetëm organet e sipërpërmendura me kushtin se nëse veç dëshirojnë t'i kontribuojnë sistemit të drejtësisë", ka thënë Burjani. Burjani ka shtuar se politika ka lejuar, që gjyqtarët dhe prokurorët të merren me biznes, me kontrata të dyfishta edhe të shumëfishta, por se kuptohet jo të gjithë, derisa, sipas tij, edhe këto gjëra që përfliten duhet të vërtetohen nga organet kompetente se përse ata mbajnë poste të tilla dhe kontrata të dyfishta, por që deri tash askush s'ka dhënë asnjë përgjigje tek këto tema. "Po ashtu disa nga njerëzit e këtij sistemi ndërkohë kanë shkuar edhe nëpër fakultetet e Shqipërisë dhe ku aty pa kritere kanë përfunduar studimet e doktoraturës, derisa tash politika u ndihmon atyre, që ta gjejnë veten në universitetet e shumta publike, ku kjo do të ndodhë për ata që kanë shërbyer mirë për politikanët, pra të gjitha këto një ditë do të zbardhen. Kur këto gjëra do të merren vesh publikisht një pjesë e këtyre njerëzve, veç do të jenë në institucionet universitare sepse këtu është edhe ideja e politikanëve të cilët janë përgjegjësit kryesor për këtë sistem të drejtësisë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" eksperti i çështjeve të drejtësisë Blerim Burjani. 

https://www.youtube.com/watch?v=vSioAAweSLg&feature=youtu.be

(Kosova Sot)