E tmerrshme ajo që po bënte stjuardesa në avion (Video)

  • 17 July 2017 - 17:58
E tmerrshme ajo që po bënte stjuardesa në avion (Video)

Një vajzë ka qenë duke udhëtuar për në Dubai dhe filmoi një stjuardesë që po hidhte verën nga gota në shishe.

Pasagjerja e publikoi këtë gjë pasi dyshonte mbi mënyrën se si shërbëhej aty dhe nuk ndihej aspak mirë nga ajo që kishte parë.

”Kam pirë një gotë nga një shishe dhe më duket sikur ka bërë të njëjtën gjë dhe me mua. Është e tmerrshme”, tha Kaymanov.

Ajo po udhëtonte në klasin e biznesit, ku shërbimi duhet të jetë më i mirë pasi bileta kushton shumë shtrenjtë.

Emri i kompanisë nuk është bërë akoma i ditur, ndërsa për stjuardesën janë bërë komente të shumta se duhet të largohet nga puna nëse ka vepruar sipas mendjes.

Image

 


 (Kosova Sot)