Modelja nga Arabia Saudite filmoi veten duke shëtitur rrugëve me minifund (Video)

  • 17 July 2017 - 19:21
Modelja nga Arabia Saudite filmoi veten duke shëtitur rrugëve me minifund (Video)

Modelja e njohur si Khulood ka publikuar në Snapchat videon duke ecur nëpër një fshat, ku shumë monumente që gjenden brenda tij janë të mbrojtura, ndërsa ajo shfaqet e veshur me fustan të shkurt, bluzë të zezë pa mëngë dhe atlete.

Sikur femrat e huaja ashtu edhe ato lokale u ndalohet të shëtisin nëpër Arabinë Saudite me veshje provokative, ku të gjitha femrat që dalin në rrugë detyrohen të mbulojnë flokët dhe fytyrën.

Në momentin që autoritet saudite e kanë parë videon kanë lëshuar urdhër arrest për modelen. Videoja është filmuar në fshatin Ushaiager në pjesën veriore të Riadit.

Kjo video nuk ka alarmuar vetëm autoritet saudite, por edhe shumë përdorues të rrjeteve sociale të cilët kanë kërkuar me ngulm arrestimin e saj.

(Kosova Sot)