Partitë politike, korporata në shërbim të klaneve dhe klientelave (Video)

  • 23 July 2017 - 10:54
Partitë politike, korporata në shërbim të klaneve dhe klientelave (Video)

Partitë politike funksionojnë pa zgjedhje të mirëfillta por kryesisht në interes të klaneve, të cilat nuk lënë të depërtojnë figura të reja e të dëshmuara. Këto parti përveç që kanë probleme me demokracinë e brendshme, ato janë bërë kancer i kësaj shoqërie.

Të anketuarit e gazetës “Kosova Sot” janë shprehur se partitë politike janë bërë korporata në shërbim të klaneve dhe klientelave dhe se punojnë për veten e tyre dhe jo për hallet e popullatës.

Hakif Hamiti, thekson se partitë mendojnë vetëm për veten e tyre dhe jo për popull sepse brenga e tyre janë se ku po mbesin grupacionet dhe klanet e tyre e jo interesi i popullit. “Sikur të punonin për popullin punët do t’i kishim shumë më mire”. Ndërsa Ali Hoxha, konsideron se të gjitha partitë politike në rend të parë e kanë vënë interesin personal dhe klanorë dhe jo atë shtetërorë për të cilin ka votuar populli. “Shpresoj se do të vetëdijsohen dhe nuk do të punojnë për interesa personale”. Sali Salihu është i mendimit se i gjithë spektri po punon vetëm për grupe, klane dhe hise të veta kryesisht për klane dhe grupe mafijoze. “Spektri politik është grup kriminel i organizuar në formë të mafisë dhe institucionet shtetërore janë në shërbim të këtyre bandave mafioze”. Kurse Afrim Morina është e vërtetë se me themeleimin  e partive politike para dhe paslufte ato kanë qenë dhe janë klienteliste. “Para lufte ishin për autonomi kurse pas lufte u krijua pushteti për klientelën dhe klanet”, shprehet ai.