A është ky propozimi më i bukur për martesë? (Video)

  • 23 July 2017 - 12:24
A është ky propozimi më i bukur për martesë? (Video)

Në rrjetet sociale po qarkullon një video qe po cilësohet pasivisht si një nga propozimet më të bukura për martesë.

Koreografi Phil Wright ka gjetur momentin e përshtatshëm për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Ai ishte duke kërcyer me të dashurën e tij, Ashley Liai në studio kur në mes të këngës ulet në gjunjë për t’i propozuar martesë.

Ata po kërcenin me këngën You and I të kënduar nga John Legend, kur Phil nxori unazën dhe Ashley u emocionua jashtëzakonisht shumë.

Të gjithë të pranishmit duartrokitën dhe vajza pranoi menjëherë duke shkëmbyer puthje me koreografin.

(Kosova Sot)