Rrugët i ngjajnë moçaleve në Prishtinë me Shpend Ahmetin kryetar! (Video)

  • 23 July 2017 - 13:37
 Rrugët i ngjajnë moçaleve në Prishtinë me Shpend Ahmetin kryetar! (Video)

Në rrugën  kryesore në  Zonës Industriale në Prishtinë, i ngjan më tepër një moçali sesa një vendi ku biznese të shumta paguajnë tatim për Komunën e Prishtinës, por nga ajo tashmë një kohë të gjatë nuk kanë kurrfarë përfitimi. Si duket, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, as që ka kaluar ndonjëherë këndej pari për të parë gjendjen kaotike dhe  për të marrë masa që kjo mos të ndodhë, duke hapur pusetat e mbushura përplot me bërllok. Përveç veturave të shumta që kanë telashe për të kaluar në atë rrugë, edhe kalimtarët janë të detyruar të ecin mu në mes të rrugës, për të shpëtuar nga lagia në këto puse uji. Përndryshe, qytetarët kalimtarë në këtë rrugë janë të indinjuar në Komunën e Prishtinë, sidomos në kryetarin e saj,Shpend Ahmeti, ngase nuk e pa të udhës që të ndërmarrë masat e duhura në sanimin e këtij problemi.

Image

(Kosova Sot)