Hasani: Jeta e padurueshme (Video)

  • 25 July 2017 - 13:58
Hasani: Jeta e padurueshme (Video)

Sipas vetë banorëve të intervistuar, por edhe asamblistëve komunalë opozitarë, kjo gjendje e mjerueshme e banoreve të kësaj lagjeje tregon më së miri se qeverisja e Shpend Ahmetit është një nga më të dështuarat, sepse edhe pse erdhi me pompozitet se do t'ua rregullojë e lehtësoje jetën e qytetarëve i ka lënë ata të vuajnë dhe pa pikë shprese në Prishtinë. Kryeqyteti në shumë lagje të tij, më shumë i ngjan Kandaharit me degradimin e vazhdueshëm sesa rregullim funksional, edhe gjatë këtij mandati 4-vjeçar të Shpend Ahmetit, i cili përveç shëtitjeve me jahte të oligarkëve të inkriminuar Devolli dhe dhënies e shitjes së tenderëve të inkriminuar, shitjes së lejeve të ndërtimit dhe shumëçka tjetër mafio-oligarkëve, nuk arriti të dëshmojë se është një menaxher që duhet t'u shërbejë qytetarëve dhe interesave të tyre, e jo vetëm militantëve të partisë dhe nëntokës kriminale të ndërtimit në Prishtinë.

Një nga qytetarët më aktivë të kësaj lagjeje në ngritjen e zërit kundër këtij ndëshkimi, që po u bëhet qytetarëve të këtushëm është Blerim Hasani. "Pamjet, që shihen këtu, mendoj që nuk duan koment, kjo po shihet. Unë kisha dashur që personalisht ta ftoj vetë kryetarin Shpend Ahmetin, kryetarin e Komunës, njeriun përkatës që është për kanalizimet dhe këto që po shkojnë kështu krejt përmbi tokë, le të vijnë një natë tek unë në banesë, personalisht si mysafirë të mitë le të jenë, le t'i marrë gruan dhe fëmijët, dhe le të vijnë këtu, unë jua bëjë një darkë dhe e hamë këtu së bashku. Le ta shohë pra vetë Shpend Ahmeti se a mundet ai me hëngër një kafshatë bukë prej erës së kanalizimit, prej erës ...", tha Blerim Hasani për "Kosova Sot". Ai thotë se është anomali e llojit të vet dhe ndëshkim për këta qytetarë që Komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti merren me shumë çështje të tjera dytësore e të parëndësishme, por jo me ato që kanë peshë dhe përmirë- sojnë jetën e qytetarit, e në të cilat bënë pjesë edhe eliminimi i ujërave të zeza në këtë lagje. "Ekziston mundësia që zgjidhja të gjendet edhe duke e futur lart atje në kanalin e vjetër që ka ekzistuar më parë kanalizimi i vjetër, ekziston mundësia që aty të kyçet krejt ky ujë dhe të hiqet, por unë nuk e di se ku është puna e tyre. Ose tash po e lënë për vota në kohën e zgjedhjeve që të vijnë përsëri të premtojnë e të rrejnë, për të na thënë e bëjmë... e bëjmë dhe përsëri për të vazhduar njësoj", tha Hasani. 

(Kosova Sot)