Kosova, vend joatraktiv për investitorët e huaj (Video)

  • 26 July 2017 - 13:17
Kosova, vend joatraktiv për investitorët e huaj (Video)

Klima e të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar dhe si rezultat i saj investimet e huaja po bien nga viti në vit. Kështu ka ndodhur edhe në vitin e fundit, ku investimet kanë rënë për rreth 100 milionë euro. Politika kosovare e ka katandisur keq vendin nga zhvatjet, ryshfetet, shantazhet ndaj biznesmenëve, keshtu qe investitorë e huaj nuk janë të interesuar të investojnë në kësi lloj ambienti.

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se në Kosovë nuk ka një siguri për investitorët, ka një burokraci dhe ka mungesë të madhe të zbatimit të ligjit.

Qytetari Ramadan Maloku thekson se shkalla e lartë e korrupsionit dhe e keqpërdorimeve me përmasa ndërkombëtare nga pushtetarët ka bërë që investitorët e huaj potencial të largohen dhe mos të investojnë. Ndërsa, Ardian Hasanaj shprehet se mitoja dhe korrupcioni i madh që pushtetarët po ju kërkojnë investitorëve të huaj ka bërë që të bien investimet e huaja. “Kështu do të jetë derisa në pushtet janë hajnat e të korruptuarit që duhet hequr menjëherë”. Ibrahim Mujku thotë se jeton jashtë vendit por ka mësuar nga mediat vendore e të huaja, se nuk ka një siguri për investitorët, ka burokraci dhe mungesë të madhe ligjit ndaj ata hezitojnë të investojnë.

Kurse Avni Bikliqi shprehet se nuk duhet të çuditemi përse nuk ka investime nga jashtë. “Kjo ndodhë ngase mungon funksionimi i ligjit në prokurori e gjyqësi. “Ka mito ryshfet e korrupsion te pushtetarët”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)