Maloku: Hisja korruptive për pushtetarët (Video)

  • 26 July 2017 - 15:17
Maloku: Hisja korruptive për pushtetarët (Video)

Ramadan Maloku, nënkryetari Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për "Kosova Sot ", tha se nuk duhet të çuditemi fare se përse ka rënie drastike të investimeve të huaja në Kosovë, sepse fajtor është pushteti vendor lokal dhe ai qendror, ku ka ndodhur në shumë raste që pjesa e hises së fitimit nga kulaçi që po u kërkohet që në start investitorëve të huaj. Sipas tij, ka raste ku ende pa hyrë në biznes nga investitori i huaj po kërkohet pjesa e fitimit nga ai biznes. "Veç saj kemi rënie investimesh, ngase te ne nuk ka respektim të ligjit dhe ka mosefikisasitet të madh të gjyqësorit e të prokurorisë", potencoi ai. "Nga kërkesa e "tallit" ka pasur raste kur kanë ikur investitorët e huaj. Si shembull mund ta marr Komunën e Kamenicës ku ka qenë në plan të ndërtohet një Fabrikë e përpunimit të drurit dhe ku do të prodhoheshin parketi, peleti dhe pllakëzat nga druri", theksoi Maloku. "Me këtë rast nga hisja e fitimit që ju është kërkuar investitorëve të huaj nga pushtetarët e atjeshëm, investitori i huaj i dëshpëruar ka ikur për në Serbi dhe pa vende pune në këtë komunë kanë mbetur 2 mijë punëtorë, andaj nuk duhet që të çuditemi se përse nuk kemi investime në Kosovë", u shpreh ai.

(Kosova Sot)