Momenti shokues kur 18 vjeçari braktis fosnjën e tij 2 javëshe në parkingun e një qendre tregtare (Video)
Daniel Mitchel, 18 vjeçar, u filmua nga kamerat e vëzhgimit duke hyrë në një hapësirë parkingu në qendrën tregtare Sunset në qytetin Siusun të Kalifornisë, transmeton Kosova Sot Online.
Ai pastaj u ndal dhe e mori karrigen në të cilën ishte i ulur djali i tij i cili ishte në karrigen mbrapa. Ngadalë e vendosi pranë veturës dhe iku tutje. Një frizer i cili po punonte pranë e vërejti karrigen për vetura dhe e shpëtoi foshnjën vetëm dy minuta më vonë. Ai menjëherë lajmëroi policinë e cila e dërgoi foshnjën në spital. Frizeri, emri i të cilit ishte Eric Keeton, tha se në momentin kur e pa foshnjën për të parën herë ajo dukej mjaft e shëndoshë.
“Ai dukej të ishte mirë. Gjuhën e kishte si të bardhë ndoshta kishte pirë qumësht pak më parë.”
Prindi i cili e braktisi foshnjën u raportua të ketë bërë aksident vetëm pak pas aktit dhe më pas u arrestua.
(Kosova Sot)