Qesharake: Vogëlushin e merr gjumi duke ngrënë picë (Foto/Video)
Një video e mrekullueshme ka kapur një moment të lezetshëm të një fëmije në Utah i cili e ka të vështirë t’i mbajë sytë hapur për të ngrënë picën e tij, transmeton Kosova Sot Online.
Vogëlushi gjumash kishte kaluar ditën në lumin Cache Country në Utah me prinëdërit e tij dhe shihet qartë që është i stërlodhur nga argëtimi i një dite të gjatë për të. Ai shihet duke u përpjekur që të mos e humbë copën e tij të picës për gjumë. Nuk dihet kush e postoi në Internet këtë video, megjithatë ajo ka shpërthyer gjithandej duke u shpërndarë, pëlqyer e komentuar nga shumë.
(Kosova Sot)