Policia britanike tregon pse u evakuua stacioni i trenit në Londër (Video)

  • 15 August 2017 - 13:19
Policia britanike tregon pse u evakuua stacioni i trenit në Londër (Video)

Policia britanike ka thënë se e evakuoi sot në mëngjes stacionin nëntokësor të trenit “Holborn” në qendër të Londrës, për shkak të një treni të prishur, pas raportimeve për tym në platformë mëngjesin e sotëm.

Policia dhe zjarrfikësit thanë më herët se po iu përgjegjësin raportimeve për zjarr dhe tym në një vagon treni.

“Jemi duke punuar për ta rihapur stacionin nëntokësor “Holborn” pasi një tren i prishur e shkaktoi evakuimin,” ka thënë policia britanike e transportit.

  

(Kosova Sot)