Gruaja mbijeton e vetme në mal duke ngrënë manaferra dhe kërpudha, pasi ishte zhdukur për një muaj (Video/Foto)

  • 15 August 2017 - 16:14
Gruaja mbijeton e vetme në mal duke ngrënë manaferra dhe kërpudha, pasi ishte zhdukur për një muaj (Video/Foto)

Një grua, e cila ishte zhdukur në një mal të dendur, është gjetur e gjallë pas gati një muaji. Ajo kishte mbijetuar duke ngrënë manaferra dhe kërpudha të egra dhe pa strehim.

Lisa Theris, 25-vjeçare, nga Louisville, i ka humbur 22 kilogramë dhe ishte mbuluar nga gërvishtjet dhe kafshimet e insekteve pasi kishte humbur në një mal të dendur në Midland, Alabama, pa këpucë, telefon dhe çantë.

Më në fund, ajo është ribashkuar me familjen pasi një motorist e kishte vërejtur atë në autostradën 82, sipas WFSA.

Para se të zhdukej, Theris, studente e radiologjisë, ishte në shoqëri të dy burrave të cilët më vonë e kishin plaçkitur një shtëpizë gjuetie, thonë hetuesit.

Sherifi Raymond Rodgers, ka thënë: “Ajo nuk e njihte këtë zonë dhe siç duket kishte ikur natën, kishte ikur në mal ku e ka humbur rrugën. Ajo kishte humbur në mal. Ajo ka thënë se kishte ngrënë manaferra dhe kërpudha”.

 

 

How missing woman stayed alive for month in wilderness
02:08
 
 
 
 
How missing woman stayed alive for month in wilderness
 
 
 

 

(Kosova Sot)