UNMIK- u merr para kot, asgjë nuk i duhet Kosovës (Video)

  • 18 August 2017 - 12:23
UNMIK- u merr para kot, asgjë nuk i duhet Kosovës (Video)

 

Prej vitit 2008, Kosova është një vend i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga mbi 100 shtete, prandaj prania e misionit të UNMIK-ut është e panevojshme aq më parë kur sa para shpenzon ky mision pa bërë asgjë. Të anketuarit e “Kosova Sot” t kanë vlerësuar se UNMIK-u tani nuk ka vend më këtu, pasi qëmoti e ka kryer misionin e tij dhe se s’ka asnjë arsye që ai të qëndrojë akoma këtu kur Kosova është bërë republikë e pavarur.

Xhafer Thaçi thekson se UNMIK-u më nuk na duhet, pasi e ka kryer misionin e vet, dhe se ai më tutje është veçse pengesë për proceset e Kosovës. Daut Bislimi, konsideron se UNMIK-u tani nuk ka vend më këtu, pasi qëmoti e ka kryer misionin dhe sa më shpejt të shkojë prej këtu më mirë do ti kemi punët si ne poashtu edhe ata pasi s’ka asnjë arsye që ai të qëndrojë akoma këtu.

Për Qamil Hajrizin, UNMIK-u moti është dashtë të shkojë nga këtu pasi i ka kaluar mandati dhe nuk ka nevojë të rrijë akoma këtu. “S’kemi nevojë ne më për të, pasi është KFORI dhe FSK-ja”, është shprehur ai.

Ndërsa Nebih Begoll beson se këtij misioni i ka kaluar koha, dhe mendon se është dashtë të shkojë shumë më herët nga Kosova.

(Kosova Sot)