Politika aktuale po e nxit një egzod tjetër të kosovarëve (Video)

  • 20 August 2017 - 11:54
Politika aktuale po e nxit një egzod tjetër të kosovarëve (Video)

Para tri vitesh, kur kishte një ngërc të madh politik kishte një egzod të madh të kosovarëve drejt perëndimit. Me krizën e re politike, sërish rrezikohet një egzod tjetër. Të anketuarit e “Kosova Sot”pajtohen me konstatimin se është politika e papërgjegjshme e lidershipit kosovarë fajtori kryesorë që po e nxitë ekzodin e serishëm të shqiptarëve të Kosovës.

Ibrahim Hasani thekson është e vërtetë se rinia është e hutuar. “Kështu nuk jetohet dhe fajtore për gjendjen tonë të mjerë janë politikanët e papërgjegjshëm që mendojnë vetëm për vete e jo për popull”.

Ndërsa Naser Bajrami është shprehur se kemi mbetur pa Kuvend dhe qeveri dhe populli kërkon punë.” Andaj rinia jonë po kërkon që sa më shpejt të dalë jashtë vendit në eksod”.

Për Rifat Binakun, fajtore është politika e papërgjegjshme e cila solli krizën ekonomike dhe të gjitha krizat e tjera. “Nga paperspektiva dhe papunësinë mund të pasojë një ekzodi i ri”. Kurse Nazmi Preku pa mëdyshje shprehet se herë vijnë nga Gjermania këtu gjendja është shumë më e keqe andaj fëmijët e tyre nuk duan të kthehen. “Faji është te politikanët e  papërgjegjshëm”.

(Kosova Sot)