Shpërthen uji në “Dodona”, Shpendi shëtitet në Milano! (Video/Foto)

  • 20 August 2017 - 16:25
Shpërthen uji në “Dodona”, Shpendi shëtitet në Milano! (Video/Foto)

Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga kryetari i dështuar, Shpend Ahmeti po lejon leje për ndërtim gjithkund dhe për këtë shkak banorëve po u shkaktohen telashe të mëdha siç shihet edhe në këtë video ku uji ka shpërthyer dhe banorët janë në hall më rrugë “Demir Vitia” në lagjen “Dodona” në Prishtinë. Banorët ankohen se kjo po ndodhë për shkak të kalimit të kamionëve dhe ekskavatorëve të tonazhit të lartë, në këtë lagje ku aktualisht kanë filluar disa ndërtime të larta. Ka afro një javë që ka shpërthyer për të satën herë gypi kryesor i ujësjellësit në këtë rrugë. Uji që ka shpërthyer duke prodhur sasi të mëdha ka ka vërshuar që nga furra e njohur "Rekord", kurse banorët kanë mjaft vështirësi të kalojnë në këtë rrugë.Komuna si zakonisht nuk kthen përgjigje në pyetjet e gazetarëve, ndërkaq Shpend Ahmeti është i zënë me "aventurat" në Milano!

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)