Ahmeti: Projektet u zvarritën (Video)

  • 22 August 2017 - 10:55
Ahmeti: Projektet u zvarritën (Video)

Banorja tjetër e lagjes "Dardania", qytetarja Fatime Ahmeti (67) tha për gazetën"Kosova Sot" se me siguri se të gjithë qytetarët e kësaj lagje janë të zhgënjyer nga premtimet e rrejshme elektorale të Shpend Ahmetit, i cili gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk i ka vizituar. "Shpend Ahmeti nuk ka bërë asgjë për lagjen tonë, ndonëse kemi shumë nevojë edhe për dy objekte të shkollave fillore dhe një të mesme, pastaj për një çerdhe fëmijësh dhe një shtëpi për pleq ", u shpreh ajo. "Që e keqja të jetë më e madhe, Shpend Ahmeti, ndonëse pati premtuar se do të lirojë hapësirat publike të uzurpuara nga bizneset dhe qytetarët tanë, ai nuk e bëri këtë dhe madje gjatë kësaj kohe uzurpimi i këtyre hapësirave vetëm sa është shtuar që kur me Komunën po udhëheq Shpend Ahmeti". Sipas saj, e veçanta e punës së Shpend Ahmeti janë zvarritja 3-vjeçare e punimeve mbi Platonë e Kurrizit, që zgjatën madje 3 vjet dhe për këtë u nevojitën të shpallen 3 tenderë të ndarë për të ardhur këtu ku jemi, ndonëse punët janë ende larg përfundimit dhe me një cilësi shumë të dobët, sepse uji sërish pikon në lokalet poshtë dhe nën tunel. " E meta më e madhe e këtyre pushtetarëve ka qenë keqpërdorimi i nxënësve të shkollës fillore, nga klasa e pestë e deri në të nëntën, për protesta dhe demonstrata që e kanë bërë Shpend Ahmeti dhe Lëvizja " Vetëvendosje", tha ajo. Sipas Ahmetit, të gjitha këto lëshime, që janë bërë në këtë lagje nga ana e Shpend Ahmetit, por edhe në pjesët e tjera të kryeqendrës kanë bërë që qytetarët të zhgënjehen me qeverisjen e tij.

(Kosova Sot)