Salihu: Gënjeshtrat e fushatës (Video)

  • 22 August 2017 - 16:32
Salihu: Gënjeshtrat e fushatës (Video)

Qytetari Reshat Salihu (55), banor në lagjen " Emshiri "i Prishtinës, tha për gazetën"Kosova Sot"se pa asnjë fije dyshimi, Shpend Ahmeti është kryetari më i dobët në historinë e kryeqendrës sonë,"ndonëse personalisht e kam votuar katër vjet më parë". Ai thotë se Shpend Ahmeti është një njeri që i do vetëm antivlerat dhe nuk i çmon fare vlerat e asnjë fushe. "Ai gjatë fushatës ka premtuar shumë dhe nuk ka bërë asgjë. Si shembull të keqqeverisjes së Ahmetit po e marr vetëm rastin se ai i maltreton qytetarët në Komunën që ai e sundon dhe kjo është e turpshme", u shpreh ai. Salihu vlerëson se për mënyrën se si ka punuar Shpend Ahmeti duhet shikuar vetëm Platonë që gjendet para Komune, tek përmendorja që po i ngjan një ferri, kurse para ndërtesave të komunave të kryeqendrave të rajonit kudo është parajsë, kurse tek ne në Prishtinë është ferr. Si shembull tjetër të keqqeverisjes së Shpend Ahmetit, qytetari Salihu e mori rastin kur ai pa fije turpi i largoi me polici banorët që kanë jetuar tash e 17 vjet në ndërtesat prapa PTK-së në lagjen "Dardania" . "Udhëtimin e Shpend Ahmetit për në Milano dihet se ia paguan Devollët, të cilët dihet botërisht se si janë pasuruar, se ata kanë bërë shumë dallavere me pushtetarët e pasluftës, sikurse që ka qenë afera me 'Z-Mobile'", ka theksuar Salihu. 

(Kosova Sot)