Meha: Pasuria publike e Kosovës po përvetësohet nga individë e grupe kriminale (Video)

  • 23 August 2017 - 14:34
Meha: Pasuria publike e Kosovës po përvetësohet nga individë e grupe kriminale (Video)

Eksperti i financave Xhevat Meha tha për "Kosova Sot",se është fakt i pamohueshëm se pas përfundimit të luftës së fundit,pasuria publike e Kosovës (pasuria e popullit me një gjuhë tjetër) është përvetësuar me të madhe nga individë dhe grupe të organizuara kriminale,krejt kjo sigurisht përmes moszbatimit të ligjit."Ky përvetësim nuk është i rastësishëm, sepse është i organizuar dhe atë i mirë-organizuar nga Shërbimet e Fshehta Serbe (SHMS-të).Në periudhën 3-4 vjeçare pas përfundimit të luftës së fundit,Beogradi ka arritur që përmes SHMS-ve të infiltrohet dhe të fusë nën kontroll institucionet e Kosovës dhe të ndërtojë platformën e moszbatimit të ligjit në Kosovë ",u shpreh ai.Analisti Meha tha se platforma e moszbatimit të ligjit ka bërë të mundur që të fuqizohen rrjete të grupeve kriminale të gjitha këto të kontrolluara nga SHMS-të."Rrjeti i spiuneve të stërvitur të betuar të Beogradit që janë 720,ku numri maksimal që i duhen Serbisë janë rreth 700,është i shpërndarë nëpër të gjitha institucionet e Kosovës dhe nëpër të gjitha nivelet,përfshirë edhe krerët e institucioneve shtetërore",tha më tej Meha.Ai thotë se kjo shtrirje e mirë-organizuar ka mundësuar që pa asnjë pengesë pasuria publike e Kosovës të përvetësohet nga individët që janë pjesë e rrjetit të kontrolluar nga SHMS-të dhe ka siguruar paprekshmëri të këtyre individëve."Jemi dëshmitarë se edhe në ato pak raste që trajtohen nga institucionet e drejtësisë,shihet sheshazi se disa individëve u sigurohet paprekshmëria pikërisht nga institucionet që janë përgjegjëse për zbatim të ligjit",u shpreh Meha.

(Kosova Sot)