Shpendi shëtitet me jahta, qytetarët në mëshirën e kushteve atmosferike! (Foto/Video)

  • 23 August 2017 - 15:46
Shpendi shëtitet me jahta, qytetarët në mëshirën e kushteve atmosferike! (Foto/Video)

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar probleme për kalimtarët tek stacioni i autobusëve, shkruan “Kosova Sot”.

Komuna e Prishtinës nuk po ndërmerr ndonjë veprim për të pastruar këtë rrugë dhe për ta bërë të kalueshme.  Hyrja e stacionit të autobusëve në Prishtinë, ka qenë  e mbushur tërësisht me ujë, e që ky problem në hyrje të stacionit shfaqet sa herë që ka të reshura. Tash kur uji është larguar, ka mbetur aty balta e cila i jep një shije të keqe kësaj pjese të qytetit. Për komunën e udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti, për të cilin nuk ka ndonjë sukses për ta veçuar, nuk paraqet problem heqja e sasive të ujit, apo largimi i mbeturinave. Ai ka prioritet jahtet e Devollëve dhe ndeshjet sportive por jo edhe hallet e qytetarëve.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Image
Image

 

(Kosova Sot)