Qeveria “Haradinaj” nuk mund ta zgjidhë demarkacionin (Foto/Video)

  • 13 September 2017 - 11:50
Qeveria “Haradinaj” nuk mund ta zgjidhë demarkacionin (Foto/Video)

Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi i ka kaluar qeverisë së re, pse ajo e vjetra nuk mundi ta kalojë në parlament. Të anketuarit e “Kosova Sot” janë skeptik se edhe me qeverinë e re, demarkacioni nuk mund të kalojë për shkak të mungesës së numrave.

Image

Ramadan Beshiri thekson se nëse e marrin me prioritet zgjidhjen e këtij problemi beson se do të zgjidhë, por si mbetet do të shihet. “Mund të kemi edhe presionin ndërkombëtar”, është shprehur ai..

Image

Munir Curri thekson se Qeveria Haradinja nuk mund të zgjedhe asgjë, por vetëm si do t’ i thotë Vuciqi, pasi kryetar e kanë Vuciqin, e si thotë ai ashtu dhe do të bëhet.

Image

Lis Bislimi mendon se qeveria Haradinaj do ta zgjedh çështjen e demarkacionit. “Mendoj se ka bërë një hap të mirë që e ka shkarkuar komisioni e deritashëm për demarkacionin, besoj se do të vazhdojë të emërojë njerëz kompetent për të zgjedhur këtë çështje”.

Image

Sabri Berisha konstaton se sa i përket demarkacionit, qeveria “Haradinaj”, nuk do të mund të bëjë gjë, pasi tashmë marrëveshja është arritur, dhe nuk ka më kthim mbrapa.

(Kosova Sot)