Hertica: Veseli dhe Pacolli liderë egoist (Video)

  • 13 September 2017 - 12:06
Hertica: Veseli dhe Pacolli liderë egoist (Video)

Vlerësim kritik ka dhënë analisti Ali Hertica. "Duhet thënë qartë dhe shumë sinqerisht që liderët politikë të Kosovës nuk kanë vija të kuqe, as nuk mbajnë inate personale kur është fjala e zhvillimit të luftës për pushtet, kur interesat e tyre personale dhe klienteliste përafrohen duke arritur një traktat paqësor të ndarjes së kulaçit për kapjen e përbashkët të shtetit. Tani, edhe kjo marrëveshje është një tjetër gënjeshtër e radhës për zotimet e këtyre liderëve politikë me akuza e kundërakuza ndaj njëri- tjetrit që shkonin deri në cilësimin e ulërimave të ujqve", u shpreh Hertica për "Kosova Sot".

“Kjo gjendje dhe kjo marrëveshje e finalizuar, tani për të ndarë pushtetin, flet më së miri se në fakt të gjitha ato çka i flasin këta politikanë janë tërësisht gënjeshtra e mashtrime", tha Ali Hertica.

(Kosova Sot)