Pamje të jashtëzakonshme nga stërvitjet ushtarake të SHBA-së në Gadishullin Korean

  • 18 September 2017 - 11:10
Pamje të jashtëzakonshme nga stërvitjet ushtarake të SHBA-së në Gadishullin Korean

Koreja Jugore ka thënë sot se ushtria amerikane ka kryer stërvitje ushtarake me bombardues të fuqishëm dhe aeroplanë luftarakë spiunë mbi Gadishullin Korean.

Ushtria amerikane i ka kryer këto stërvitje ushtarake bashkë me ushtrinë e Koresë Jugore.

Shtetet e Bashkuara shpesh dërgojnë aeroplanë të fuqishëm të teknologjisë së lartë në gadishull për ta treguar forcën në kohërat e armiqësive të rritura me Korenë Veriore.

Stërvitjet e ditës së hënë vijnë vetëm tri ditë pasi Koreja Veriore shkrepi një raketë  me rreze të mesme veprimi mbi Japoni e cila përfundoi në Oqeanin Paqësor. 

(Kosova Sot)