Kosovës i duhen reforma të thella në drejtësi? (Video)

  • 24 September 2017 - 15:02
Kosovës i duhen reforma të thella në drejtësi? (Video)

Kosovës i duhen reforma të thella në drejtësi për të pasur një gjyqësor e prokuror efikas që çon para drejtësisë pushtetarët e korruptuar. Përmes një procesi vettingu duhet të pastrohet gjyqësori dhe prokuroria që të hiqen nga sistemi ata që janë bërë peng për ta zhvilluar drejtësinë. Të anketuarit e “Kosova Sot” kanë vlerësuar se Kosova ka nevojë për reforma të thella dhe të mirëfillta në drejtësi, ku përmes tyre dihet për punën dhe mos punën e gjyqësisë.

Image

 

Reshat Salihu thekson se Kosova ka nevojë për reforma të thella dhe të mirëfillta në drejtësi, ku përmes tyre dihet për punën dhe mos punën e gjyqësisë, pasi tani për tani ka shumë keqpërdorime në këtë fushë.

Image

 

Sabri Osmani thotë se Kosova ka nevojë për reforma në drejtësi që patjetër gjyqtarët e prokurorët duhet të jenë shumë më të përgjegjshëm dhe më efikas në trajtimin e lëndëve dhe të jenë më të pavarur.

Image

 

Nuhi Salihu shprehet se Kosovës i duhet një vetting si në Shqipëri dhe t’i hyhet fshesë prej pozitave më të ulëta e deri tek gjykata supreme. “Ata persona ose duhet ndërruar dhe të japin llogari ose drejtësia do të vazhdojë në këtë gjendje të mjerë.

Image

 

Ndërkaq Sali Salihu thotë se jo që ka nevojë për reforma por duhet të bëhen reforma të thella. “Por për momentin në Kosovë reformat nuk mund të bëhen pa ndërhyrjen e faktori ndërkombëtar, sidomos faktori amerikano gjerman”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)