Banorët e Zonës Industriale, në hall të madh nga qentë endacakë (Video/Foto)

  • 10 October 2017 - 15:03
Banorët e Zonës Industriale, në hall të madh nga qentë endacakë (Video/Foto)

Banorë të Zonës Industriale, që gjendet në afërsi të Fushë- Kosovës, ankohen se tash e një kohë të gjatë, në veçanti këta tre muajt e fundit, ata janë në hall nga rreziku që po u kanoset nga sulmet e qenve endacakë. Banori i kësaj lagjeje, i cili ka një familje të zgjeruar prej 60 anëtarësh, z.  Halit Mjeku (53), i ka thënë gazetës “Kosova Sot”, se qentë endacakë janë egërsuar në masë të madhe, sidomos kjo po ndodh në mëngjes dhe në mbrëmje, andaj për të gjithë banorët e kësaj lagjeje është bërë një problem i madh që të kalosh nëpër ato rrugë e mos të të vërsulen qentë endacakë. Ai ankohet se të kota kanë qenë njoftimet e bëra edhe në Stacionin e Policisë në Fushë- Kosovë, prej të cilëve ka marrë premtimin se për rastin e tyre do të njoftohen drejtuesit më të lartë të Komunës së Fushë- Kosovës dhe Shoqata e gjuetarëve të kësaj komune. Por, sipas qytetarit Mjeku, deri më tash Komuna dhe Policia e Fushë- Kosovës nuk kanë marrë asgjë në këtë drejtim që ta zgjidhin hallin e këtyre banorëve, të cilët thonë se kanë mbetur nën mëshirën e askujt. Po këto halle me qentë endacakë, mësohet se i kanë edhe punëtorët e kompanive që gjenden në këtë zonë,raporton gazeta KOSOVA SOT.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)