A po prodhojnë shkollat tona kuadro për tregun e punës? (Foto/Video)

  • 19 October 2017 - 10:27
A po prodhojnë shkollat tona kuadro për tregun e punës? (Foto/Video)

Kosova prodhon çdo ditë njerëz me diploma por jo kuadro për tregun e punës për shkak të mungesës së shkollave profesionale. Edhe këto shkolla profesionale që ekzistojnë nuk janë cilësore për të prodhuar kuadro të duhura.

Të anketuarit e “Kosova Sot” ankohen se shkollat tona nuk po prodhojnë kuadro të duhura për tregun e punës. Sipas tyre, ka jo cilësi të duhur. 

 

Image

Uuhan Kadriu thotë se sistemi i shkollimit te ne nuk ofron kuadro të mjaftueshme për tregun e punës. “Me këtë sistem shkollor nuk ka kuadro dhe nevojite reforma të thella në sistemine tashëm shkollor”, është shprehur ai.

Image

Mumin Murturi shprehet se për fat të keq kemi nivel të ultë të kuadrove të kualifikuar.” Edhe mësimdhënësit që punojnë me ta janë të dobët”.

Image

Ëështë e vërtetë se shkollat tona nuk krijojnë kuadro për tregun e punës dhe biznesi ka theksuar Rrustem Abiti. “Krahas shkollimit duhet të bëhen  aftësime profesionale që i kërkojë bizneset dhe ju përshtaten nevojave të tregut”.

Image

 

Ndërsa Xhelal Neziri thekson ka shumë mungesa sepse nuk ka shkolla profesionale. “Sllovenia ishte e suksesshme se pati shkolla profesionale. Neve na mungojnë edhe salduesit e shkolluar se shumica shkojnë në fakultet kurse fuqia punëtore nuk është askund”.

(Kosova Sot)