Qeveria me 60 zv.ministra vetëm për të zhvatur buxhetin e qytetarëve (VIDEO)

  • 12 November 2017 - 10:50
Qeveria me 60 zv.ministra vetëm për të zhvatur buxhetin e qytetarëve (VIDEO)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se një shifër aq e madhe e zëvendësministrave është një barrë për buxhetin por edhe po bëhet për të rehatuar militantët partiak të koalicionit aktual. 

Image

Sejdi Mërkonja, shprehet se ky është një shpenzim i kotë i parave të buxhetit. Shton se qeveria nuk ka nevojë për aq shumë zëvendësministra në një shtet me aq të vogël, por duhet të kursejë më shumë.

Image

Gëzim Gashi, thekson se e tëra kjo po bëhet për të rehatuar militantët partiak sepse Kosova nuk ka nevojë për më shumë se 10 zëvendësministra e jo më për 60 sish sepse janë  barrë për buxhetin dhe popullin.

Image

Hilmi Dervishi, thotë se të gjithë ata që dështuan në garën për kryetar të komunave i kanë bërë zëvendësministra dhe rrogat e tyre bëjnë 100 mijë euro në muaj dhe më mirë do të ishte të ndaheshin për veteranët e luftës.

Image

Jusuf Islami, konstaton se kjo është një barrë shumë e madhe për buxhetin dhe qytetarin. Se t’i kesh 60 zëvendësministra nuk e di që ndonjë shtet në Evropë i ka aq. “Qëllimi është rehatimi i militantëve partiak”.

(Kosova Sot)