Bllokon rrugën për të larë veturën midis Londrës (Video)
Një pasanik arab ka bllokuar njërën prej rrugëve më të frekuentuara të Londrës duke e larë veturën e tij Porsche 918 Spyder.
Shoferët që kanë kaluar nëpër rrugën Brompton Road në Knightsbridge, janë detyruar të ulin shpejtësinë pasi pasaniku arab kishte vendosur që ta lante veturën e tij të mbuluar me pluhur e rërë.
Së bashku me pasanikun punuan edhe dy të tjerë që vazhdimisht kontrollonin për problemet e mundshme të veturës që vlen 1 milion funte.