Postet e zëvendësministrave të Kosovës për të zhvatur qytetarët (Foto/Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se Kosova nuk ka pasur nevojë për 63 zëvendësministra se ata bëjnë punë koti dhe të njëjtit janë barrë shumë e madhe e buxhetit prej 2 miliardë euro.
Ibrahim Koci thotë se jo që janë tepër 63 zëvendësministra por kjo është e dëmshme për shtetin në formim e sipër që synon të jetë normal. “Të gjitha qeveritë e deritashme punuan kësisoj”.
Isak Rrahmani thekson me sarkazmë se si vend i vogël që jemi e kemi “ekonominë e fortë” dhe së këndejmi edhe na duhen madje t’i kemi 100 zëvendësministra të këtillë”.
Gojart Shatri shprehet se kjo është e tepërt sepse nuk kemi nevojë për një shifër të tillë duke qenë nga 3-4 zëvendësministra në një ministri. “Kjo është barrë për buxhetin 2 miliardësh”.
Musli Abazi thotë se pa asnjë fije dyshimi kjo është një shifër tepër e madhe dhe një barrë e buxhetit sepse si vend i vogël nuk kemi pasur nevojë për një numër aq të madh të zëvendësministrave.
(Kosova Sot)