Hertica: Mosmiratimi i Ligjit për Qeverinë po lë shumë hapësirë abuzimi nga politika (Video)

  • 23 November 2017 - 15:16
Hertica: Mosmiratimi i Ligjit për Qeverinë po lë shumë hapësirë abuzimi nga politika (Video)

Të vonuar qëllimisht e sheh politikën kosovare që ka qeverisur vendin në bërjen e këtyre ligjeve bazike edhe analisti Ali Hertica."Unë konsideroj se Ligji për Qeverinë e Kosovës, sikurse edhe ligji përkatës, i bazuar në Kushtetutë për Kuvendin e Kosovës, janë dy ligje të cilat është dashur të hartohen nga Qeveria e parë pas shpalljes së pavarë- sisë së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë kuptim që në emër të shkëputjes nga rregulloret e Administratës së UNMIK-ut të krijohen dikasteret e reja ministrore po me të njëjtat rregullore që vetëm logoja u është ndryshuar", vijoi më tutje ai."Mosmiratimi i Ligjit për Qeverinë po lë shumë hapësirë abuzimi nga politika për interesa klanore e klienteliste, për rehatimin maksimal të militantëve partiakë nëpër dikasteret ministrore e zëvendësministrore", është shprehur Hertica. 

(Kosova Sot)