Korrupsioni i madh, shkaktari kryesor i varfërisë së qytetarëve? (Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se korrupsioni është një nga shkaktarët kryesorë që nuk e kanë lënë këtë shtet të zhvillohet dhe është i vështirë të eliminohet me këta pushtetarë dhe me këtë klasë politike
Muharrem Haxha thekson se korrupsioni është elementi kryesor i varfërisë në shoqërinë tonë. “Duhet të mundohemi që ta eliminojmë atë por njëherë për një herë nuk po kemi forca që me mund ta zhdukim korrupsionin”.
Skënder Veliu thotë s ekrrupsioni është një nga shkaktarët kryesorë që nuk e kanë lënë këtë shtet të zhvillohet, i cili ka funksionuar dhe po funksionon nga viti 1999 e deri më sot.
Azem Dragusha shprehet se për fat të keq kemi një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin, pasi vetë është e korruptuar. “Kemi një që qeveri foto galeri”.
Vesel Veseli thotë se gjyqësia jonë duhet të bëjë çmos që ta luftojë korrupsionim deri në fund, pasi ai është një prej faktorët që ndikon në të gjitha dukuritë negative në vendit tonë. “Mendoj se luftimi i korrupsioni është një prej kushteve elementare për zhvillimin e shtetit tonë”.
(Kosova Sot)