Tmerr: Studentja e hedh foshnjën e sapolindur nga kati i katër (Video/Foto)

  • 24 November 2017 - 11:59
Tmerr: Studentja e hedh foshnjën e sapolindur nga kati i katër (Video/Foto)

Një studente në Kinë duket se kishte bërë llogari të gabuara në jetën e saj dhe duke mos mundur të përballet me pasojat i ishte hakmarrur në mënyrë makabre foshnjës së saj duke e hedhur nga dritarja e dhomës së saj konviktit, transmeton Kosova Sot Online.

Foshnja, identiteti dhe gjinia e të cilës nuk është bërë e ditur, u gjet e vdekur rrëzë një konvikti studentësh afër universitett të saj.

Policia ka konfirmuar që studentja ishte një 19 vjeçare që po studionte në një kolegj të inxhinierisë në veri-perëndim të Kinës.

A newborn was  thrown out of a student dormitory in China and found dead in the alley

Studentët që kanë banuar në ndërtesën e njëjtë pohuan se kanë parë një foshnje të jetë hudhur nga dritarja e një dhome lartë.

Njëra prej studenteve që banonte në të njëjtin konvikt tha

“Foshnja ishte e mbështjellur me një batanije dhe u hudh nga dritarja e katit të katërt, si dhe kishte edhe gjak.”

Sigurimi fizik në shkollë e konfirmoi që foshnja nuk kishte shenja jete dhe e informoi policinë. Ndërkohë që vajza e cila kreu krimin u identifikua dhe u dërgua në spital për kontroll.

Një mësuese e studentes tha që ajo çmohej si një vajzë e mençur.

Xi'an Engineering College confirmed that the mother to be a 19-year-old student

Profesori Jiao Heping, nga departamenti i ligjit në Universitetin Veri-Perëndimor të Polikës dhe Ligjit tha për Metropolitan Post që nëse foshnja ka qenë gjallë para se të hudhej, studentja mund të ngarkohet me veprën vrasje e qëllimtë.

 (Kosova Sot)