Kelmendi: PDK-ja, fajtorja kryesore (VIDEO)

  • 24 November 2017 - 17:42
Kelmendi: PDK-ja, fajtorja kryesore (VIDEO)

Afrimin e dimrit të nxehtë nga mundësia e veprimit të kësaj gjykate, me akuzat e para, e sheh edhe analisti Jeton Kelmendi. "Sigurisht që vizita e Trendafilovës në Prishtinë ka sjellë në njëfarë mënyre edhe një tërmet në klasën politike dhe atë për habi tek shumica. Pra, elementet e para të dridhjes dhe të atij tërmeti i kemi vërejtur që nga bojkotimi, apo lëshimi i seancës së shumicës parlamentare në koalicionin PDK- AAK- NISMA, që realisht edhe mund të jenë partitë më të atakuara nga Gjykata Speciale. Mendoj se Trendafilova do të sjellë mesazhe të qarta, edhe pse është stërzgjatur shumë kjo, së paku pritet që pak a shumë t'ua bëjë me dije edhe emrat se kush mund të jenë disa nga kokat kryesore të politikës në Kosovë, të figurave të rëndë- sishme, dhe këtu sigurisht që mund t'ua thotë treshes së madhe, krerëve të institucioneve të Kosovës, presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit", u shpreh ai.

"PDK-ja dhe Hashim Thaçi janë fajtori kryesor për këtë gjykatë, për faktin se ai e negocioi dhe ai e solli këtë gjykatë, për të cilën mendoj se është shumë e padrejtë për Kosovën, aq më tepër mandati që i është dhënë është krejtësisht joparimor, sepse do të trajtojë vetëm krimet e supozuara që i ka bërë UÇK-ja, por jo edhe të tjerët", tha Kelmendi. 

(Kosova Sot)