Shteti është pa llogaridhënie, abuzimet nuk ndëshkohen (Foto/Video)

  • 01 December 2017 - 11:26
Shteti është pa llogaridhënie, abuzimet nuk ndëshkohen (Foto/Video)

 Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se mungojnë llogaridhënie e institucioneve si në komuna, qeveri etj,. Ata thonë se për sa kohë nuk ka transparencë nuk ka as llogaridhënie

Asllan Krasniqi thekson se po mungon llogaridhënia dhe pasojat janë se nuk japin  llogari për shpenzimet as në Komuna e as në qeveri. “Unë ka biznes dhe i kryej obligimet tatimore, ndërsa kur e kam një kërkesë ata nuk kthej përgjigje. Kam pas një takim me Shpend Ahmetin, para 4 vjetëve, por nuk më ka pranuar as thirr, në përgjithësi nuk ka llogaridhënie”.

Image

Hamdi Tasholli totë se kur të ketë llogaridhënie atëherë e kemi mbizotëruar të keqën. “Por, e keqja dhe e mira në mënyrë dialektike vazhdojnë të qëndrojnë të tilla. Nëse është pa një çështje e keqe e mira duhet ta luftojë dhe e kundërta”.

Image

Albert Mirdita thekson vetë fakti se nuk ka transparencë për publikun e gjerë, nuk ka as llogaridhënie. “Do të thotë kontrolli mungon në çdo aspekt, edhe pse i kemi auditimet e lloj llojshme.

Image

Ismajl Hamiti konstaton se mungon llogaridhënia e institucioneve tona dhe përgjegjësia në çdo aspekt, edhe në punë, edhe në ekonomi, etj. “Llogaridhënia duhet ë jetë në nivel pasi është me rëndësi për konsolidimin e shtetin, zhvillimin dhe demokracinë. Llogari dhënia dhe përgjegjësia janë element të rëndësishme të demokracisë”.   

Image

(Kosova Sot)