Politika kosovare po tallet me qytetarët për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Politika kosovare po tallet me qytetarėt pėr ēėshtjen e demarkacionit me Malin e Zi (Foto/Video)

Politika kosovare po tallet me qytetarėt pėr ēėshtjen e demarkacionit me Malin e Zi (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se politika po bën lojë me popullin sa i përket çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe nuk kanë qenë transparent me qytetarët kur është nënshkruar kjo marrëveshje.

Image

Mehdi Hajrizi thotë se më se keqi është se nuk janë duke ia treguar popullit cila është e vërteta, a po duam t’ ia marrin Malit të Zi tokën apo ky shtet neve. “Kjo situatë po e mban popullin në tension duke ia rrezikuar të ardhmen”.

Image

Sadri Sadriu beson se kjo është lojë me popullin dhe kjo është një fatkeqësi, ku në 2015 marrëveshja, është bërë në mënyrë tinëzare pa konsultimin e kuvendit dhe shoqërive jo qeveritare, kur kanë qenë të gjithë deputetët në pushime. “Këtë fatkeqësi e ka bërë Hashim Thaçi, dhe si rezultat i kësaj kemi mbetur të izoluar prej një njeriu”.

Image

Rifat Ahmeti thotë se mashtrues ka qenë komisioni paraprak, pasi shumë thjesht vërehet se ka lëvizje të kufirit.  “Ata e kanë marrë një detyrë që nuk kanë qenë të autorizuar dhe kanë bërë një kufi të ri, që për muaj është falso dhe për këtë ata do të duhet të përgjigjen”. 

Image

Egzon Rama thotë se me siguri politika po bën lojë për interesa të saja. “Si për çdo problematikë tjetër besoj që edhe demarkacion është lojë politike pasi ata që e kanë kundërshtuar tani e dërguan atë në parlament për ratifikim.

(Kosova Sot)

15 orë e 14 minuta më parë