Kosova e varur nga importi i mallrave serbe (Foto/Video)

  • 07 December 2017 - 09:39
Kosova e varur nga importi i mallrave serbe (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se te ne ka mungesë të stimulimeve të prodhuesve vendorë, prandaj ka edhe më shumë interes të bizneseve të mëdha që më shumë po përfitojnë nga tregtia.

Image

Berat Korenica thekson se indikatori i parë pse Kosova varet nga mallrat serbe, është aspekti politik. “E dyta është interesi i bizneseve vendore që po përfitojnë nga importi por edhe nga mungesa e produkteve vendore”.

Image

Ajvaz Abazi thotë se kryesorja është mosmenagjimi i të mirave pasurore mosinvestimi në bujqësi dhe mosstimulimi i bujqëve, por edhe ndikimi i bizneseve të mëdha importuese.

Image

Enver Uka një pjesë të fajit ua lë tregtarëve të mëdhenj që ërfitojnë shuma të mëdha nga tregtia me Serbinë se sa që të investojnë në prodhimtari.

Image

Leonora Makolli thotë se kjo lidhet me mungesën e stimulimit të bizneseve vendore. “Bizneset tona nuk arritën ta bindin konsumatorin vendor se prodhimet tona janë cilësore si të importit”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)