Nxënësit i bëjnë shaka pa kripë profesorit të moshuar, filmojnë momentin e sikletshëm (VIDEO)
Disa rrengje që u janë bërë edhe më parë profesorëve në klasë, duket se nuk bëjnë përjashtim as në këto kohë e për më tepër as për moshën që kanë mësuesit.
Në një video e bërë publike në faqen e “Jeta osh qef”, shihet se si disa nxënës të një shkolle në Shqipëri, i kanë ngritur një kurth të shëmtuar mësuesit të tyre i cili duket të jetë në moshë të madhe.
Pasi është drejtuar drejt tavolinës dhe ka tentuar të ulet në karrige, janë thyer këmbët e saj dhe ai është rrëzuar përtokë. Ndërkohë e gjithë kjo skenë është filmuar nga disa nxënës të klasës.
(Kosova Sot)