A duhet një pajtim kombëtar i politikanëve për temat e mëdha? (Foto/Video)

  • 11 January 2018 - 10:20
A duhet një pajtim kombëtar i politikanëve për temat e mëdha? (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se duhet konsensus i gjerë sepse temat e mëdha nuk i përkasin vetëm një partie politike. 

Image

Besian Zeneli thotë se padyshim që duhet. “Realisht mos hapja e temave të tilla na ka bërë që ne të ngecim shumë, në të gjitha aspektet. Për mua është momenti i fundit që duhet të ketë një konsensus, ndërmarrë një veprim të tillë, për të zgjuar, kushtimisht të themi edhe popullin nga gjumi dhe të bëhet pjesë e gjithë shoqëria në këto lëvizje të mëdha”, është shprehur ai. 

Image

Mirsad Krasniqi thekson se gjithsesi për tema të mëdha duhet konsensus i gjerë sepse temat e mëdha nuk i përkasin vetëm një partie politike. “Pasi sa më e gjerë të jetë përfshirja e politikës por edhe shoqërisë civile për tema të interesit kombëtare edhe rezultatet janë më të mira”, ka theksuar ai. 

Image

Albert Mirdita thotë se pasi i ka përzgjedhur populli dhe  politikanët duhet të jenë në shërbim të popullit, e jo populli në shërbim të tyre. “Duhet të ketë konsensuse, pa marrë parasysh çfarëdo partie politike i takojnë, a është nacionale apo çfarë do tjetër”, është shprehur ai.

Image

Sabit Zeneli ka theksuar se nga historia kur vatani ishte në rrezik dhe burrat kanë ditur të mblidhen. Shton se për këto temat e mëdha që tashmë po diskutohen patjetër që duhet të ketë një pajtim kombëtar. “Mendoj që për këtë nuk duhet të ulën më të fortit, por më të mençurit, do të thotë të gjitha partitë politike e shoqëria civile”.

(Kosova Sot)